FOTO/ Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin

Mund të kesh lexuar vërdallë se Ilnisa është mbesa e Dritëro Agollit dhe është thënë shpeshherë se gazetarja e ka xhaxha poetin e njohur. Më në fund, vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur nga Elona Duro për këtë tematikë kaq të diskutuar, Kevi Agolli u shpreh:

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

Pra, le ta sqarojmë një herë e mirë, shkurt e qartë: Ilnisa nuk e ka xhaxha bioligjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë.

FOTO/ Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin

Share With:
Translate »
67 Views