Kritikja më e mirë e produkteve kozmetike të Rihanës është vetëm… 2 vjeç
Fansat kishin më se 2 vite që prisnin lançimin e produkteve kozmetike të Rihanës dhe më në fund ato u hodhën në treg në fillim të këtij muaji. Që pas kësaj të gjithë filluan t’i përdornin produktet dhe të jepnin mendimet e tyre mbi to. Por, Rihanna ka shpallur vetëm një fituese të videos më të mirë me produktet e saj. Bëhet fjalë për vogëlushen Samia e cila ka është vetëm 2 vjeç, ama që tani është personalitet me 111,000 ndjekës në instagram dhe 61,000 ndjekës në YouTube. /”Kids’ Time/