“Mos e lër mamin vetëm o shpirt” E bija 11 muajshe e sëmurë, lotët e nënës së Dianës

E kush mund të ndjejë më shumë për fëmijët, sesa zemra e një nëne…?

Prej ditësh tashmë, kjo nënë është dërrmuar nga dhimbjet. E bija Diana, veçse 11 muajshe, është prekur nga leuçemia.

Nëna e Dianës s’mundet dot t’i mbajë lotët, përqafon të bijën dhe i thotë shpirt e zemër… dy fjalë që arrijnë fare pak të prekin, dashurinë e jashtëzakonshme që ka nëna për fëmijën.

“Jo mami, jo o shpirt mos qaj…Të ka mami shpirt o zemër, nuk do të vuash më o shpirt (qan) Mami po qan gjithë natën o shpirt im (qan)… mos e lër mamin vetëm o zemër, të ka mami shpirt.”

Familjarët nuk kanë mundësi ta dërgojnë për kurim jashë shtetit Dianën e vogël. Ajo ka nevojë për një transplant të palcës, një ndërhyrje të komplikuar e cila kërkon largimin e vogëlushes drejt një spitali të specializuar.

Në këto kushte dhe me zemrën e copëtuar, familjarët i bëjnë thirrje për ndihmë shqiptarëve bamirës, në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit.

 

Share With:
Translate »
77 Views