Babai vret djemtë, më pas veten
Një burrë 33 vjeç në Bloomington, SHBA ka vrarë dy djemtë e tij, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Policia tha se burri ka varur veten me litar në bodrum. Autoritetet kanë identifikuar vrasësin dhe njëkohësisht të ndjerin si shtetasin Erik Ringenberg dhe djemtë e tij, shtetasit C.R 2 vjeç dhe R.R shtetas i mitur. Forcat policore kanë lëshuar një komunikatë për mediet, duke identifikuar djemtë vetëm me iniciale. Gruaja e burrit që vrau veten, Pamela Ringenberg 32 vjeç është trajtuar për thithje të tymit në një spital. Autoritetet kanë thënë se fëmijët kanë vdekur si pasojë e asfiksisë, pasi tymi ka mbuluar shtëpinë, kur burri e dogji atë. Ka qenë Pamela, bashkëshortja e Erik që ka dalë nga shtëpia në një gjendje të rëndë dhe ka kërkuar ndihmë te fqinjët, e se këta të fundit alarmuan autoritetet. Ngjarja ka përhapur shumë panik në komunitet. /shekulli.com.al