Çfarë është trendi ‘Fëmijët e Sephora-s’ dhe pse është i rrezikshëm?

Adoleshentët janë të fiksuar pas kujdesit të lëkurës. Kureshtja që kanë për kremërat, maskat dhe pilingun, u ka dhënë një emërtim viral: ‘Fëmijët e Sephora-s’.

Dermatologe Lauren Penzi, tha se trendi ‘Fëmijët e Sephora-s’ është i vërtetë.

Dermatologët e vlerësojnë që fëmijët duke nisur nga mosha tetëvjeçare i përkushtohen kujdesit të lëkurës, por në të njëjtën kohë janë të shqetësuar, sepse po e trajtojnë në mënyrë të rrezikshme, duke nisur nga produktet që blejnë deri te vendi ku i blejnë, duke shkaktuar dëme të panevojshme si kuqje, reaksione alergjike, madje edhe djegie të lëkurës.

Së fundmi, një numër i madh videosh në ‘TikTok’ dhe ‘Instagram’ dokumentojnë këtë fenomen: adoleshentët që pushtojnë dyqanet Sephora dhe Ulta dhe të rriturit që ankohen.

Në një dyqan ‘Sephora’ në Nju Jork, një shitëse tha CNN-së se adoleshentët vijnë dhe nuk kërkojnë këshilla ose rekomandime nga stafi, por marrin produktet virale, të reklamuara nga blogeret.

Dr. Stacey Tull, specialiste e dermatologjisë kozmetike në Misuri, shqetësohet se adoleshentët po influencohen pa i njohur mirë produktet e njohura të kujdesit të lëkurës, si retinoli, përdorimi i tyre dhe nëse janë të përshtatshme për moshat e reja.

Retinoli është një formë e vitaminës A dhe është një përbërës popullor për kujdesin e lëkurës, për të larguar linjat e holla dhe rrudhave për moshat më të mëdha. Adoleshentët nuk kanë nevojë për retinol.

Nëse të rinjtë kanë puçrra, atëherë duhet të bëjnë një vizitë te dermatologu në vend që të blejnë serume kundra plakjes.

Tre produktet që ajo u sugjeron adoleshentëve janë: larës, hidratues dhe krem kundra diellit. Çdo produkt shtesë duhet të adresojë vetëm nevoja specifike në këtë moshë, siç është lëkura e yndyrshme ose e prirur ndaj akneve.

Sephora nuk pranoi të komentojë për këtë temë, ndërsa Ulta, i tha CNN-së se dëshiron të ndihmojë njerëzit e të gjitha moshave në rrugëtimin e tyre të bukurisë dhe ofron udhëzime dhe produkte të përshtatshme për moshat e reja.

Të dhënat e arkëtimeve të bazuara në fatura zbuluan se shpenzimet për produkte bukurie me çmim më të lartë (përfshirë kujdesin e lëkurës) midis familjeve me të ardhura më të larta (mbi 100,000 dollarë) u rritën me 16% me fëmijët nën moshën 18 vjeç, dukshëm më i lartë se rritja prej 6% sesa familjet pa fëmijë.

Share With:
Translate »
65 Views