Mes lotësh për linjën e jetës, Graciano surprizohet nga e ëma
Momente emocionuese ishin ato për Gracianon në prime-n e sotëm, i cili pasi rrëfue linjën e jetës së tij, u takua me të ëmën.
“E dua shumë gjithsesi… E dua shumë. Do jem për atë aty deri në ditën e fundit. Kjo është e padiskutueshme. Prindërit ne nuk i zgjedhim. I them faleminderit Zotit, kur një marrëdhënie nuk shkon dhe kur zgjidhja më e mirë është ndarja, fëmija nuk ka faj.
Gjithë ky pozitivitet dhe gjithë ky formim është prej asaj. Është njeriu më i rëndësishëm në botë. Më ka mësuar në jetë q nëse gabon nuk është problem, e vështirë është të ngrihesh. E mbaj mend që dhe kur zija ndonjë shoqe, ja thoja asaj. Jam me fat që e kam dhe Zoti të ma ruaj, e Zoti e bekoftë për çdo ditë që më ka dhënë energji”, tha Graciano pas klipit të jetës së tij.
Më pas ai shkoi në Dhomën e Surprizave, aty ku u takua me nënën e tij, me banorin që nuk i mbajti dot lotët.
Mamaja e tij i ka gatuar Gracianos dhe ushqimin e tij të preferuar, byrek me qumësht.