“I dashur babi…”/ Juli përlotet nga mesazhi prekës i fëmijëve

Aktori Julian Deda ka marrë një mesazh prekës nga fëmijët pasditen e sotme në ‘Big Love’. Mesazhi e bëri banorin të shpërthejë në lot.

Menjëherë sapo pa që mesazhi kishte ardhur prej të birit, Juli u përlot saqë nuk mundi të lexonte dot mesazhin.

Mesazhin e ardhur për të e lexoi Roza Lati.

“I dashur babi, jemi ne, Dushi, Reina dhe Mateo që të dërgojmë këtë mesazh. Të ndjekim çdo ditë e çdo natë. Ka ditë që na dukesh sikur je aty me ne. Na mungon shumë, ne jemi shumë mirë.

Mateo po bëhet gati për turneun në Greqi, është i gëzuar dhe kërkon rroba të reja. Do shkojë mami Rozi në Greqi ta shohë. Nuk do jetë vetëm. Reina është shumë mirë me mësime, ka raste që mërzitem me ngjarjet brenda shtëpisë. Pse duhet të ketë aq urrejtje dhe fjalë fyese? Dua që ti ta shijosh pjesën e mbetur duke treguar pozitivitetin, optimizmin dhe humorin tënd. Dua të shoh dritën tënde që ndriçon deri këtu tek unë.”

Share With:
Translate »
74 Views