Roza habit sërish: Doja të lindja një fëmijë me këtë person! Mora ilaçe për të ngelur shtatzënë, por…

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim mjaft personal për publikun, ku e pyetur nga Erjola nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, Roza shprehet se po dhe ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë. Roza ndër të tjera tregon që është e lumtur që nuk ngeli shtatzënë sepse u nda me këtë person, pasi sipas saj “ishte një njeri shumë i kamufluar”.

Kam patur lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje.

Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore.

Share With:
Translate »
62 Views