VIDEO/ Momenti alarmant në Safari, gjirafa “rrëmben” 2-vjeçaren nga makina
Një çift nga Teksasi përjetoi një incident tronditës nga vizita e tyre në një qendër të kafshëve të egra pasi një gjirafë e mori vogëlushen e tyre gjatë një udhëtimi me safari.
Gjatë fundjavës, familja vizitoi qendrën e kafshëve të egra Fossil Rim, ku vizitorët lejohen të kalojnë vetë nëpër një shteg për të parë më nga afër kafshët e egra dhe për t’i ushqyer ato.
Paisley Toten, 2 vjeç, ishte ulur në pjesën e pasme të makinës të familjes me nënën e saj kur ajo po ushqente gjirafën përpara se kafsha ta kapte nga këmisha dhe ta ngrinte në ajër.
Momenti është kapur në kamera nga mami dhe vizitorët në makinën pas tyre.
Babai i Paisley, Jason Toten, tha se vajza e tij u lirua nga gjirafa dhe nuk pësoi asnjë lëndim.
Sipas rregullave në faqen e internetit të qendrës , gjatë udhëtimit, “Vetëm gjirafat mund të ushqehen me dorë. Kjo është për sigurinë tuaj, pasi kafshët përveç gjirafës mund të kafshojnë.”