LAJMI I FUNDIT/ Sherr me thika në një gjimnaz në Fushë Krujë, 17-vjeçari transportohet me urgjencë drejt Traumës
Gazetari Andi Shota raporton se 17 vjecari K.D. është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sa i përket gjendjes së tij, raportohet se 17-vjeçari kishte plagë të thella dhe kishte shumë hemoragji.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet qe kanë çuar adoleshentët drejt konfliktit.