Çrregullimet mendore fillojnë që në mitër! Ja cilët fëmijë rrezikohen më shumë
Moskonsumimi mjaftueshëm i frutave dhe perimeve gjatë shtatzënisë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjes së alcajmerit tek fëmijët, ka zbuluar një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se çrregullimet mendore, që prekin zakonisht personat mbi 65 vjeç, mund ta kenë origjinën para lindjes, nëse fetusi nuk merr mjaftueshëm vitaminë A. Mungesa e kësaj vitamine çon në prodhimin e disa proteinave në tru që mbulojnë neuronet dhe shkaktojnë humbje të kujtesës. I njëjti studim zbuloi gjithashtu se mund të parandalohet zhvillimi i sëmundjes degjenerative të trurit duke i ushqyer bebet me ushqime të pasura me lëndë ushqyese të rëndësishme për trupin. Studimi është kryer nga Universiteti i Kolumbisë Britanike. Hulumtuesit shkencorë të këtij universiteti kryen disa testime tek minjtë, nga ku zbuluan se sikur të ketë edhe pak mungesë të vitaminës A, rritet prodhimi i proteinës beta amiloid në tru. Kjo është një nga proteinat që mendohet se shkakton demencë, duke formuar pllakë bakteriale që mbulon dhe shkatërron neuronet, dhe çuar në humbje të kujtesës e çrregullime mendore. Hulumtuesit shkencorë thonë se fazat e para të zhvillimit janë periudhat më vendimtare, ku ‘programohet’ indi nervor për të gjithë jetën e një njeriu. Dr. Weihong Song, profesor i psikiatrisë tek Universiteti i Kolumbisë Britanike, tregon: “Studimi tregon qartësisht se mungesa e vitaminës A, edhe që në fillim të shtatzënisë, ka një efekt të dëmshëm në zhvillimin mendor të fëmijës dhe afatgjatë që mund të pojë deri në zhvillimin e sëmundjes së alzajmerit”. Ushqimet e pasura me vitaminë A janë patatet e ëmbla, domatet, spinaqi, karotat, lakrat, grejpfruti (portokall i shartuar me shegë), mango, shalqiri etj. Burime të tjera të mira janë edhe vaji i ullirit, fasulet, gjalpi, peshku, vezët etj.