Gazi dhe Ira thyejnë rrjetin! U bashkuan apo për hir të djalit?
Aktori i njohur Gaz Paja, disa muaj më parë u përfol për një krisje në marrëdhenien me partneren, Ira Seferi, me të cilën kishte 4 vite i martuar.
Rreth kësaj situate asnjëri nga protagonistët nuk foli publikisht. E ndërsa kanë kaluar rreth 1 vit që atëherë, dyshja janë shfaqur së fundmi bashkë me djalin e tyre gjatë një seti fotografik.
Por sërish ka vënd për dyshim se çifti mund të jetë ndarë, pasi në momentet e publikuara ata shihen të distancuar nga njëri-tjetri dhe mendohet se ky set mund të jetë vetëm një bashkëpunim i tyre për të qenë prindër sa më të mirë për djalin e tyre.
Kujtojmë që të gjithë u habitën teksa panë Gaz Pajën të martohej në një dasëm shumë të veçantë, pasi prej shumë vitesh e kishim parë vetëm. Menjëherë ai dhe Ira, u bënë një nga dyshet më të këndshme që ndeshnim në rrjetet sociale.
Shpejt familjes iu bashkua dhe djali i çiftit, duke përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur. Por pas 4 vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe jo për mirë. Aktori i njohur i humorit duket se po kalon një krizë në marrëdhënien e tij