I iku të ëmës nga duart teksa shkonin në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje në Elbasan
Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje nga një mjet në rrugën Elbasan-Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle. Mësohet se i mituri i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është përplasur nga makina. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.