Mamaja e Selena Gomez bën “shakanë” e çuditshme për vajzat

Mamaja e Selena Gomez, Mandy Teefey, po përpiqet të shuajë një debat në rrjetet sociale, të cilin e nisi vetë.

Pasi publikoi të dielën një postim në Instagram, që shumë fansa e interpretuan si një kunjë ndaj Selena Gomez dhe motrës së vogël nga nëna, Gracie, Teefey iu përgjigj një ndjekëseje duke pretenduar se gjithçka ishte shkruar për shaka.

“Vajzë, është thjesht ajo shaka tipike e nënave që nuk janë ‘cool’. Qetësohu, haha”, shkroi ajo në përgjigje.

Përgjigjja e Teefey-t u bë poshtë komentit të një personi, i cili e kritikonte nënën e dy vajzave se po nxiste fansat me një postim të paqartë dhe konfuz.

“Çfarë dreqin, Mandy? Nëse ke probleme me to, nuk duhet t’i publikosh në rrjetet sociale. Njerëzit do t’i nxjerrin fjalët nga konteksti dhe do të vazhdojnë të urrejnë Selenën”, shkroi përdoruesja.

“Nuk e di çfarë po ndodh, por shko fol me vajzën tënde në vend që të krijosh drama.”

Gjithçka nisi kur Teefey, 50 vjeçe, publikoi në një seri fotografish në Instagram një selfie përpara pasqyrës të Selena Gomez, 33 vjeçe, dhe Gracie, 13 vjeçe. Përshkrimi i postimit niste me fjalët:

“Arritjet e mia më të mëdha, pavarësisht nëse më duan apo jo.”

“Ato janë më të mirat. Shpresoj se një ditë do ta kuptojnë sa e fortë jam dhe do të më duan po aq sa i dua unë. Unë jam thjesht mamaja”, vazhdonte ajo.

“Ajo që nuk dorëzohet kurrë, edhe kur ato më hedhin në plehra. I them vetes: ‘Mami, po e bën gabim’. Ndoshta po. Do ta shohim. Por, pavarësisht gjithçkaje, unë do të jem gjithmonë pranë jush.”

Postimi përmbante meme, citate dhe një tjetër selfie të këngëtares së hitit “Hands to Myself”.

Në njërën prej fotografive shfaqej një kukull brenda një koshi plehrash, e shoqëruar nga shprehja:

“Unë, kur më duhet të drejtoj biznesin që kam manifestuar.”

Në një tjetër shkruhej, në formën e një tabele me drita neoni:

“Ajo u rrit përtej gjithçkaje që ia shteronte energjinë.”

Një tjetër citat thoshte:

“Sa për sqarim, unë jam ajo mikja besnike që do të merrte një plumb për ty. Por, me shumë mundësi, jam edhe arsyeja pse po qëllohet mbi ne. Ekuilibri është i rëndësishëm.”

Postimi shkaktoi reagime negative nga disa fansa.

Të tjerë, ndërkohë, e mbrojtën Teefey-n, duke thënë se fjalët e saj ishin nxjerrë nga konteksti, dhe e vlerësuan për faktin se kishte rritur dy vajza “të mrekullueshme” dhe “të jashtëzakonshme”.

Share With:
Translate »
0 Views