Momenti i paharruar i Endrit Thaçit në fëmijëri bashkë me dy prindërit
Endrit Thaçi është djali i vetëm i Hashim Thaçit, një prej figurave të njohura të luftës dhe politikës së pasluftës në Kosovë. Ai rrallëherë është pjesë e vëmendjes publike, duke ruajtur një profil më të rezervuar.
Në ditët e fundit, emri i tij është përmendur në kontekstin e protestave dhe zhvillimeve që lidhen me ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Në këtë rast, po sjellim një fotografi të tij nga fëmijëria, ku shihet pranë të dy prindërve.
Fotografia është realizuar gjatë një prej fushatave zgjedhore të dikurshme dhe sjell një moment familjar nga vitet e fëmijërisë së Endritit.
