Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas karrocën e fëmijës
Një fëmijë i cili lëvizte me karrocë fëmijësh nga e ëma, është përplasur nga një makinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Vlorës.
27-vjeçari L.C., banues në Vlorë, dyshohet gjatë së martës në lagjen “24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar fëmijën e mitur 2 vjeçe, banuese në Vlorë.
Vogëlushja ndodhej në një karrocë fëmijësh në momentin që është përplasur.
Për shkak të dëmtimeve të marra e mitura ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që ndaj të riut materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme.