Përdhunoi dhe vrau 13-vjeçarin, shoku i qelisë torturon me ujë të nxehtë pedofilin
Torturohet nga shoku i qelisë teksa po kryen dënimin me 30 vjet burg për një vrasje të tmerrshme. Brett Cowan, 48 vjeç nga Australia ka rrëmbyer, përdhunuar dhe vrarë 13-vjeçarin Daniel Morcombe. Por veç burgosjes, në qeli ai po vuan tortura për shkak të krimit që ka bërë. Adam Davidson 30 vjeç, ka sulmuar Cowan teksa luante me letra në qelinë e “Wolston Correctional Center” të Queensland, me kova me ujë të vluar. Siç raportojnë mediat vendase, i burgosuri i dënuar vetëm me 3 vjet, e ka pranuar fajin duke deklaruar se e ka bërë për t’u hakmarrë për vogëlushin e vrarë. “Duhet ta bëja, ai është një i sëmurë”, ka thënë i dënuari duke deklaruar se vrasësi duhet të provonte të njëjtin ferr që i ka shkaktuar 13-vjeçarit.