Kjo fotografi i ndryshoi jetën kësaj gruaje dhe të birit

Një nënë e re pa ndenja në sediljen e përparme të makinës, me shirigë në dorë. Pamja padyshim është tronditëse.

Ajo që e bën edhe më të rëndë të vërtetën pas kësaj fotoje është fakti se në sediljen e pasme qëndron djali i vogël, duke qarë.

Kjo ndodhi një vit më parë, por për Erika Hurt do të ishte mirë që të mos kishte ndodhur kurrë.

26 – vjeçarja nga Indiana, SHBA, që prej asaj kohe nuk ka përdorur më heroinë, i është përkushtuar të birit dhe punon me kohë të plotë.

Sa i përket fotografisë, e cila fillimisht ishte burim i zemëratës dhe poshtërimit, ajo tashmë ilustron vijën e delikate që ndan të qenit në kontroll dhe i dëshpëruar.
“Isha mirë dhe ndalova së shkuari në takimet në grup. Harrova gradën e varësisë që kisha”, tha Hurt për CNN, duke përshkruar atë periudhë të jetës së saj. “Kjo fotografi më ndihmoi që të shihja prapa në kohë. Është një kujtesë konstante se për të qenë në kontroll dhe esëll duhet punë dhe përkushtim”.

Share With:
Translate »
1180 Views