Dustin Hoffman akuzohet për ngacmim seksual ndaj adoleshentes

Më shumë sesa kurrë po shihet që ajo që shkëlqen nga jashtë ka dhe anë të kalbura brenda. Një tjetër akuzë ngacmimi seksual është ngritur ndaj të famshmit aktor të Hollywood-it.

Në një shkrim në Hollywood Reporter sot, autorja Anna Graham Hunter ka akuzuar Dustin Hoffman që e ka sulmuar seksualisht kur ajo ishte praktikante në setin e filmit Death of a Salesman. Shkrimi i Hunter në Reporter, që përfshinte letrat që ajo i kishte dërguar së motrës në vitin 1985, ku përshkruante me detaje ngacmimet e Hoffman, shton shpjegime të mëtejshme të fyerjeve të tij dhe sesi ajo e ka perceptuar këtë ngjarje në vite.

Ajo përshkruan skenat e ngacmimeve seksuale dhe deklaratat. Në letrat për të motrën ajo përshkruan sesi ai i prekte vithet kur ishte në makinë me të, që i kërkonte t’i masazhonte këmbët dhe një herë e pyeti nëse kishte shkuar në shtrat me dikë gjatë fundjavës. Hunter shton që supervizorja i kishte kërkuar të “sakrifikonte” disa nga vlerat e saj për hir të produksionit.

“Në këtë moshë, unë e kuptoj çfarë bëri Dustin Hoffman dhe kjo i shtohet kuadrit të asaj që gratë provojnë në Hollywood dhe kudo,” reflekton Hunter. “Ai ishte një gjuetar, unë isha një fëmijë dhe ky ishte një ngacmim seksual.”

I kontaktuar nga Reporter, Hoffman ka kërkuar falje. “Unë kam respektin më të lartë dhe ndihem shumë keq që çdo gjë që mund të kem bërë e ka vendosur atë në një situatë të pakëndshme. Më vjen keq. Nuk është pasqyruese e atij që jam unë.”

Këto fjalë kundër Hoffman janë më të fundit ndaj një figure mashkullore në industrinë e filmit. Që kur Harvey Weinstein u akuzua për ngacmim dhe sulm seksual dhe përdhunim në tetor nga The New York Times dhe The New Yorker, James Toback, Kevin Spacey, Brett Ratner dhe të tjerë, janë akuzuar.

Share With:
Translate »
708 Views