Si ta përgatisni fëmijën e madh kur po vjen në jetë një motër ose vëlla

Kur njerëzit mendojnë për marrëdhëniet midis vëllezërve dhe motrave, fjala e parë që shpesh ju vjen në mendje është “rivaliteti”. Në të vërtetë kjo nuk është krejtësisht e gabuar, vëllezërit dhe motrat konkurojnë me njëri-tjetrin për vëmendjen e prindërve të tyre.
Ju si prindër keni për detyrë të ndihmoni fëmijët tuaj të krijojnë një mardhënie të ngrohtë jo vetëm me ju, por dhe me vëllanë dhe motrën e tyre. Shpjegojini atyre që rivaliteti nuk duhet të ekzistojë brenda një familjeje. Ja si të përgatisni fëmijën tuaj për ardhjen në jetë të motrës apo të vëllait.

1. Tregoini fëmijës suaj për këtë hap para se t’u tregoni të afërmve tuaj. Është mirë që fëmija ta dëgjojë këtë lajm nga ju dhe jo nga të tjerët. Duke e bërë këtë ju i jepni rëndësi atij duke e bërë atë të ndihet më pozitiv për këtë ardhje të re.

2. Krenohuni me të. Ndërsa fëmijët rriten, është e rëndësishme t’u tregosh atyre sa krenohesh që po shndërrohen në “djem dhe vajza të mëdhenj”. Kjo mund t’i përgatisë ata për ta parë veten si “vëllezër të mëdhenj” ose “motra të mëdha”. Shprehjani gjithmonë dashurinë që ndieni për ta dhe tregojuni që nuk do ti zëvendësonit për asnjë arsye në botë.

3. Të gjithë fëmijët janë njësoj dhe do ta kuptoni që çdo gjë keni përjetuar me fëmijën e parë do ta përjetoni dhe me fëmijën tuaj të dytë. Kjo gjë shfaqet shumë dhe në karakter. Të gjithë fëmijët e vegjël janë njësoj, sidomos kur vijnë nga e njëjta familje. Ata nuk kanë dëshirë të ndihen të zëvendësuar apo të lënë mënjan. Gjithashtu nuk përshaten kollaj me ndyshimet. Kur vjen puna tek dhoma e fëmijëve tuaj duhet të keni kujdes. Mundohuni të mos bëni ndyshime tëk fëmija më i madh, sepse kjo e bën atë të ndihet i veçuar dhe fillon të krijojë një imazh jo të mirë për vëllanë apo motrën e tij.

4. Angazhojeni fëmijën më të madh të ndihmojë dhe të jetë më ty sa herë ju kujdeseni për beben e vogël. Kjo e bën atë të ndihet më i përgjegjshëm. Mund të filloni me gjërat më të thjeshta si ndërrimi i pelenës, larja e bebit, ushqyerja e tij. Jepjani atij mundësine të ndihet si vëllai apo motra e madhe.

5. Shqetësimi më i madh i një fëmije kur merr vesh që do të bëhet me vëlla apo motër është mendimi që tashmë dikush tjetër do ta zëvendësojë atë në zemrën tuaj. Ju si prindër duhet t’ia bëni gjithmonë të qartë që vendi i tij në zemrën tuaj nuk do të zihet kurrë. Përkundrazi tashmë ai bën pjesë dhe në zemrën e dikujt tjetër, vëllait apo motrës së tij.

/ Kids’  Time – Përshtati: B. Lica

Share With:
Translate »
884 Views