Prifti sillet pa kujdes gjatë pagëzimit të foshnjës | Video
- Një video shqetësuese ka treguar një prift që thuajse gjendet në “avari” nervore teksa po pagëzonte një fëmijë në Rumani.
Prifti e kap fëmijën disa muajsh në mënyrë brutale, ndërsa i vë dorën në gojë në përpjekje për ta ndaluar atë së qari, por pa dobi.
Prifti nuk mund ta fshihte zhgënjimin e tij për shkak të dështimit për të qetësuar fëmijën. Pas disa përpjekjeve për të zhytur fëmijën në ujë, ai më në fund e humbi durimin.
Në një moment, ai i thotë diçka prindërve të foshnjës, teksa e vendos bebin përsëri në tavolinë. Me zemërim, e merr përsëri dhe e shtrëngon duke e zhytur në ujë.
Prifti pastaj vendos të bëjë një përpjekje përfundimtare për të pagëzuar foshnjën që bërtet, duke treguar pak kujdes për mirëqenien e fëmijës.
Pagëzimi ortodoks kërkon që foshnjat të zhyten në ujë të shenjtë nga koka deri te këmbët. Procesi përsëritet tri herë.