Prezantuesja dënohet me burg, për shkak të temës që trajtoi në emision

Një prezantuese egjiptiane është dënuar me tre vite burg pasi diskutoi në transmetim direkt rreth shtatzënisë jashtë martese.
Doaa Salah, moderator në Al-Nahar TV bëri pyetje për teleshikueset nëse kishin menduar të kryenin marrëdhënie seksuale para martese, si dhe sugjeroi se një femër mund të martohej për të bërë fëmijë e më pas të kërkojë divorc.
Sipas agjencisë së lajmeve EFE, autoritetet thanë se idetë në program kërcënuar strukturën e jetës egjiptiane. Pas kësaj, Salah duhet të paguente 430 paund për kompensim.
Në Egjipt, marrëdhënia seksuale para martesës konsiderohet si veprim tërëisht i papranueshëm. Sugjerimi i Salah lidhej me idenë e pagesës së një partneri për një martesë afatshkurtër me ‘kontratë’.
Prezantuesja u pezullua nga puna dhe pas tre muajsh u mor vendimi i burgimit për 3 vite.

Share With:
Translate »
777 Views