Video e rrallë e Adelina Ismailit kur ishte fëmijë, ajo lindi dhe vazhdon të mbetet DIVA
Këngëtarja Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqipe. Ajo ka kënduar që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e shumë prej festivaleve të fëmijëve, ndërsa më pas ka filluar një karrierë të bujshme si e rritur. Tani ajo është pa diskutim një Divë e muzikës, ndonëse viteve të fundit është distancuar paksa nga skena muzikore. Adelina është fëmija i madh i prindërve Rexhep dhe Mona Ismaili, ndërsa fëmijërinë e saj e përshkruan si shumë të veçantë, e cila po aq sa rrëmujë ka qenë edhe qejf. Së fundmi, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një video nga arkivat e televizionit, duke transmetuar një intervistë të rrallë të këngëtares Ismaili të realizuar në vitin 1989. Me një zë të ëmbël dhe dëshira fëmijësh, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për vitin e ri 1990, duke iu dëshiruar atyre më të mirat. Këngëtarja gjithashtu potencon se atë vit të ri do ta priste me të afërmit e saj. Në atë kohë, Adelina Ismaili ishte vetëm 10 vjeçe.
Adelina Ismajli -1989
Posted by RTK on Wednesday, November 8, 2017