Ditëlindja e gjashtë e Grace na zbuloi edhe fytyrën e Abigail

Një ditë e rëndesishme në familjen e Aurelës dhe Skerdit është festuar gjatë ditës së sotme. Grace, vajza e tyre e parë ka mbushur gjashtë vjeç në një atmosferë fantastike, siç e meriton në fakt. Festa padyshim që mblodhi emrat më në zë të muzikës dhe showbizit shqiptar, duke u kthyer kështu në ditëlindjen luksoze të rradhës që na vjen nga fëmijët VIP. Në fryrjen e qiririt të pestë duket se ka kontribuar e gjithë familja, por ajo që ne na ra në sy, dhe i vodhi pak vëmendjen motrës së madhe, është Abigail, vajza e vogël e familjes, të cilën deri në një moment të dytë mami Aurela ka vendosur të mos e prezantojë me publikun. Vajzat janë të dyja si rreze drite dhe ne iu urojmë jetë të gjatë e të lumtur, ndërsa ju kujtojmë prindërve të tyre, se sa të përkëdhelur janë nga fati që kanë këto dy mrekulli. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
988 Views