Fëmija im prek organet gjenitale, është normale apo ka diçka që nuk shkon?

E keni vënë re që disa fëmijë i mbajnë shpesh duart në pjesët gjenitale të trupit, kryesisht djemtë? Epo, a shqetësoheni se çfarë e shkakton këtë, ka ndonjë faktor të jashtëm apo është thjeshtë ves i fëmijës?

Nga mosha 4 deri në 6 vjeç fëmijët fillojnë të zhvillohen vrullshëm dhe si pasojë e kësaj ata fillojnë të shfaqin interes për të njohur më mirë trupin e tyre. Ata fillojnë të ngacmojnë veshët, flokët, këmbët, por dhe organet gjenitale. Ka një numër të madh arsyesh pse fëmijët e bëjnë këtë dhe duhet të përpiqeni ta zbuloni në mënyrë që ky ves të kurohet. Një nga arsyet pse fëijët e bëjnë këtë është se mund të ketë disa faktorë të jashtëm që e shqetësojnë. Ndoshta veshjet, i ftohti, irritime apo infeksione. Këto i shkaktojnë fëmijës të kruajtura dhe si pasojë ai insiston ti mbajë duart shpesh herë tek këto pjesë delikate.

Por siç përmendëm më sipër këto nuk janë të vetmet arsye që i shkaktojnë fëmijës të tilla probleme. Gjërat e reja e tërheqin fëmijën dhe e bëjnë atë t’i kushtojë shumë vëmendje atyre. Pra kjo gjë kthehet në ves. Zakonisht prindërit e konsiderojnë të turpshëm këtë veprim që bën fëmija dhe mundohet t’ia ndalojnë atij këtë në mënyrën jo të duhur. Ku mund të themi që disa prindër e detyrojnë fëmijën me dhunë për ta harruar këtë ves, por kjo e frikëson më shumë fëmijën dhe përkundrazi nuk e ndihmon aspak atë. Përdorni një mënyrë më efikase duke u munduar të flisni hapur me të. Tregoini se pse ky veprim është i turpshëm dhe se nuk duhet ta përsërisë më në publik. Mos u ndikoni aspak nga ajo që thonë të tjerët, duhet të niseni nga parimi kryesor që këni, të edukoni mirë fëmijën tuaj. Në rastet kur shihni që kjo nuk po funsionon duhet të dini që nuk ekziston mundësia që ky ves i fëmijës të korigjohet. Prandaj duhet të tregoni durim, dhe të jeni e sigurt që kjo gjë është shumë normale për çdo fëmijë që po zhvillohet. Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
1246 Views