Gjyshja e Bebe Rexhës si të gjitha gjyshet, gjesti i saj na preku të gjithëve

Shpesh na është krijuar përshtypja se personazhet me famë botërore, nuk kanë një lidhje shumë të ngushtë, siç e kanë njerëzit e zakonshëm, me familjarët e tyre.

Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: kanë shumë pak kohë për t’iu dedikuar atyre, pasi janë më së shumti në lëvizje, turne, koncerte, projekte të rëndësishme muzikore. Jetën e tyre e adhurojnë që ta kenë pothuajse të gjithë, por ndoshta duke mos e marrë parasysh se fama apo paraja, e ka një kosto: nuk mund t’i shijosh totalisht ashtu siç ti dëshiron dhe me njerëzit që ti do.

Një rast i tillë dhe edhe i këngëtares shqiptare Bebe Rexha. Bukuroshja aktualisht po shijon suksesin ndërkombëtar, por është larg familjes, apo njerëzve të saj të dashur, dhe këtë po e vuan. Në Instastory ajo ka postuar një foto të një reviste ku është edhe, por jo vetëm për të treguar se sa bukur ka dalë, por gjestin që ka bërë gjyshja e saj, kur e ka parë.

“Më çoi mami mesazh dhe më tha se gjyshja kishte parë këtë revistë në një sallon bukurie. Kur ishte ndeshur me foton time, menjëherë nga malli kishte puthur revistën” – ka shkruar ajo, shoqëruar me disa emoji duke qarë.

Kur e mendojmë, sa e sa gjyshër, prindër, motra, vëlezzër “digjen” nga malli për familjarët e tyre që i kanë larg, e që nuk mund t’i shohin dhe aq shpesh. Eh Bebe, nuk je e vetmja.

Share With:
Translate »
663 Views