Prindërin realizojnë setin e fotografive të porsalindjes me djalin 21-vjeçar, arsyeja e vërtetë emocionon rrjetet sociale

Nuk është çudi që ndërkohë që shfletoni foto të ndryshme në Facebook apo Instagram të shihni hap pas hapi vijimësinë e shtatzënisë së mikeve apo familjareve tuaja. Prania e rrjeteve sociale dhe dëshira për të ndarë sa më shumë nga momentet tona të lumtura me miqtë a familjarët ka krijuar edhe tendencën e re të fotografimit të shtatzënisë deri në momentin e ardhjes në jetë të foshnjes, edhe më tej. Rebecca Hayes nuk e provoi kurrë një eksperiencë të tillë deri para pak ditësh kur realizoi setin më simpatik të të gjitha kohërave, i cili po shndërrohet në viral në rrjete sociale, por arsyeja që fshihet pas kësaj do ju emocionojë. Rebecca dhe David Ward filluan të dilnin me njëri-tjetrin që në shkollë të mesme, por lidhjes së tyre i erdhi fundi pak para lindjes së djalit të tyre Clayton. Asokohe Rebecca ishte vetëm 17-vjeç, por nuk hoqi dorë nga djali i saj dhe vendosi ta rriste e vetme derisa njohu një partner të ri. Ata rivendosën kontaktet për hir të djalit të tyre, tashmë 21-vjeçar dhe të gjendur përballë fatkeqësive të përbashkëta (humbja e partnerëve brenda 2 vitesh) dhe rizbuluan dashurinë. Në këtë moment vendosën të realizonin edhe setin më të çuditshëm, në kujtim të së shkuarës që nuk ua dha këtë mundësi

Share With:
Translate »
1371 Views