Zhduken dy adoleshentë në qytetin e Tiranës, familjarët ngrenë dyshimet

Ditën e sotme pranë policisë së kryeqytetit është denoncuar zhdukja e dy të miturve nga ana e familjarëve të tyre. Sipas informacioneve të familjes fëmijët janë nisur si çdo ditë për të shkuar në shkollë, por nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre.

Në komunikatën e saj për mediat Policia e Shtetit informon se po punon për gjetjen e tyre dhe dyshohet se fëmijët mund të gjenden në Republikën e Kosovës.

Njoftimi i Policisë:
“Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe  E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Share With:
Translate »
751 Views