100-vjetori i “Strehës së parë Vorfnore”/ Meta: Familje e shëndetshme, më pak fëmijë jetimë
Kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë apel për t’i dhënë fund tranzicionit dhe krizave politike duke u fokusuar tek edukimi dhe formimi profesional i fëmijëve. Ai foli gjatë aktivitetit për 100-vjetorin e “Strehës së parë Vorfnore” në Shqipëri.
“Mos të lejojmë historinë të përsëritet, t’i japim fund tranzicionit, të parandalojmë krizat politike dhe ekonomike, të godasim krimin e organizuar, të luftojmë drogat, të ndalojmë punën e detyruar dhe keqpërdorimin e të miturve. Edukimi dhe formimi profesional i tyre duhet të jenë prioriteti ynë kryesor”, tha Meta.
Fëmijët jetimë janë viktimat e para të divorcit, dhunës dhe krimit në familje, tha presidenti. “Sa më e shëndetshme familja, më pak fëmijë jetimë dhe më shumë fëmijë të lumtur të rrisimnë vendin tonë”, tha ai.