“Në krahët e tua do jem”, nga kënga e Dr. Florit në bredhin e Krishtlindjes së fëmijëve të tij
Mungesa e figurës atërore ndihet gjithmonë në çdo familje kur nuk e ka. Mungesa bëhet edhe më e madhe në raste gëzimesh familjare apo në prag festash. Dr. Flori para disa ditësh mbushi 3 vite që është ndarë nga jeta duke lënë pas dy fëmijë. Me siguri ata e kujtojnë çdo ditë, të paktën Kaltrina, fëmija i madh, e cila është rritur me praninë e tij. Edhe sot, teksa po blinin zbukurimet për bredhin e Krishtlindjes, ajo ka zgjedhur një palë krahë ëngjëlli për t’i vendosur. Dhe menjëherë mendja na shkoi tek vargjet e këngës “Në krahët e tua do jem” kur e këndonte Dr. Flori si pjesë e grupit “West Side Family”. Kënga dhe sytë e babit do t’i ndjekin gjithmonë dy vogëlushët e këngëtarit të ndjerë. /Kids’ Time
