Takimet me Erën janë të vështira për tu organizuar, ndaj dhe Nora e ka marrë kaq seriozisht
Era është ndër përfaqësueset më të reja të Shqipërisë në botë. Hiti i saj “Bon bon” i hapi dyert në tregun ndërkombëtar. Si rrjedhojë ajo po bashkëpunon me kompozitorë të mëdhenj për të arritur suksese më të mëdha. Por të qenit e angazhuar, me punë dhe koncerte, patjetër që nuk ka komoditetin të kalojë shumë kohë me të dashurit e saj. Megjithatë, më në fund, ajo së bashku me familjen po darkojnë. Por, kur bëhet fjalë për Erën, nuk mjafton vetëm të vendosësh një orar e të mblidhesh me njerëzit e zemrës.

Motra e saj, Nora, e ka marrë shumë seriozisht darkën dhe me të drejtë. Po darkon me një artiste me famë ndërkombëtare. Ajo i është drejtuar parukieres së saj të besuar për tu dukur e denjë për një darkë si kjo, ku kryefjalë mund të jetë Era. Gjithsesi, Era e di se sa e vlerëson Nora të motrën, ndaj pamja e jashtme ishte thjesht një shenjë për t’ia vënë në pah. Por mungesa e Renèesë është ajo që na bie në sy. Ku të jetë vallë? Apo po përfiton që e ka babin tërësisht për vete?! /Kids’ Time
