Disa arsye pse duhet të ndaloni së lexuari përralla për fëmijët

Një gjë nuk ka ndryshuar kurrë. Përrallat që tregohen brez pas brezi, me princesha të fjetura, princesha të ndjeshme e të sinqerta që vuajnë deri sa gjejnë Princin e Kaltër e kështu me radhë. Por një lajm i fundit tregon se duhet të heqim dorë nga to, jo për vete, por për fëmijët tanë. Një artikull i publikuar nga Independent tregon se nuk duhet më tu tregojmë fëmijëve përralla me princesha. Përrallat me Sinderela dhe e Bukura dhe Bisha janë kritikuar shumë pasi thuhet se kanë dëmtuar ideologjitë, janë karaktere të prekur nga misogjinia etj.
Donald Haase, autor i librit “Përrallat dhe feminizmi” inkurajon prindërit tu lexojnë fëmijëve ato histori tipike që tregojnë guxim, besim dhe forcë dhe jo histori që tregojnë se vetëm kur vjen burri, ose princi vjen fundi i lumtur i historisë. Ai shtron disa pika ku thotë:
1-Gratë bëhen pasive sepse mendojnë se mund të shpëtohen vetëm nga burra.
2- Martesa është shpërblimi në përrallë. Në një epoke të zhvilluar në aspektin kulturor, nuk është vetëm martesa shpërblimi për një grua.
3-Pamja fizike. Gjithmonë princeshat shfaqen si të holla të bukura, me buzë të tulta e sy të mëdhenj, nëse flasim për princeshë me ngjyrë, s’bëhet fjalë.
4- Karakteret në përralla janë shtëpiake. Bella mendonte se mund të shpëtonte babanë e saj vetëm bëhej shërbëtore, ndërkohë që edhe Hirushja ishte e tillë. Kjo gjë dëmton dhe prek të ardhmen e fëmijës.
5- Dhe e fundit, njerka, motra apo vëllai nga babai janë të këqinjtë.

TIP

Share With:
Translate »
1117 Views