Në klipin e ri të Miriamit dhe Albanit, edhe Ameli? Këngëtarët zbulojnë titullin dhe domethënia është kaq e veçantë

Miriami dhe Albani kanë realizuar këngën e tyre të re, një bashkëpunim që vjen pas disa vitesh. Tani po presin thjesht publikimin…

Miriam Cani tha dje që ky është bashkëpunimi më i sinqertë i jetë së saj. Kënga do të publikohet në një datë shumë të veçantë për çiftin, më 28 nëntor kur vajza e tyre do të mbushë 2 vjeç.

Ata e kanë menduar si një dhuratë. Titullohet “Dhurata”, që është dhurata që iu është bërë atyre në këtë datë, por edhe dhurata që ata i bëjnë publikut.

Të gjithë e kemi parasysh atë ndjesinë kur dikush që nuk gabon kurrë na thotë që na ka bërë një dhuratë dhe ne mezi presim ta zbulojmë çfarë është, por çifti na e ka treguar datën.

“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju”, shkruajnë ata njëkohësisht duke publikuar një foto nga seti i realizuar në Firence, ku ndoshta kanë realizuar dhe klipin.

Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen "DHURATA" jone per ju 🤗 #DHURATA ##28NENTOR

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Miriam la të kuptohej që në klip do jetë dhe Ameli. Duket një dhuratë shumë e bukur për sytë, veshët dhe shpirtin.

Share With:
Translate »
801 Views