Strehimi i fëmijëve jetimë në familje kujdestare

Shtëpitë e fëmijës do të kethen në qendra të përkohshme të strehimit të fëmijëve jetimë. Në 100- vjetorin e krijimit të strehës së parë vorfënore, Ministria e Shëndetësisë dhe Çëshjteve Sociale tha se objektivi është që deri në vitin 2020 këta fëmijë të akomodohen në familje kujdestare.
“Sfida jonë tashmë është që ky institucion të shndërrohet nga një qendër stacionare në një Qendër Polivalente Tranzitore, ku fëmija qëndron sa më pak të jetë e mundur në një situatë rezidenciale, për t’i siguruar kthimi në familjen biologjike, në rastin më të mirë, apo gjetjen e një familje alternative, që i zëvendëson atë biologjike”.
Shërbimi i familjeve kujdestare për fëmijët është një prej projekteve që ka nisur të zbatohet në disa qytete.

Share With:
Translate »
814 Views