Ermonela Jaho: “Çdo 3 dhjetor ndihem bosh”

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka kujtuar nënë e ndjerë, e cila sot do të festonte ditëlindjen. Në një postim mjaft prekës sopranoja shkruan fjalë prekëse për të ëmën.

“Nëna ime më le 10 vjet më parë. Sot është ditëlindja jote dhe çdo 3 dhjetor ndjej boshllëk pa dëgjuar zërin tënd”, shkruan Ermonela.

Në një rrëfim të para disa kohëve, Jaho ka treguar se mamaja ishte braktisur nga prindërit dhe ishte rritur vetëm nga gjyshja. Dëshironte të bëhej këngëtare dhe në fshehtësi mori pjesë në audicionet e Konservatorit të Tiranës, ku ajo fitoi një vend.

“Që fëmijë e kisha parë dhimbjen në sytë e saj, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit”, shprehej asokohe Ermonela.

Mesa duket ylli i operas e ka të trashëguar nga nëna dashurinë për muzikën.

Share With:
Translate »
914 Views