Diabeti tek fëmijët dhe gratë shtatzëna, si ta kuptoni

Diabeti është një sëmundje që po përhapet akoma dhe më shumë, përveç kësaj po aq sa dhe e rrezikshme. Kjo sëmundje arrin të prekë çdo lloji moshe, por tashmë kjo gjë haset më shumë tek moshat e vogla. Shkaktari i diabetit është kequshqyerja dhe në disa raste kjo sëmundje mund të jetë fatale apo e pa kurueshme. Por ka gjithnjë një mënyrë për ta parandaluar këtë.
Diabeti është dy tipesh, diabeti i tipit të parë dhe ai i tipit të dytë. Diabeti i tipit të parë i shfaq menjëherë simptomat e tij, ndërsa ai i tipit të dytë është i heshtur, pasi trupi të jetë prekur plotësisht nga ai, fillojnë të shfaqen simptomat. Këto simptoma janë shumë kritike dhe prandaj ky lloji diabeti është më i rrezikshmi.

Si ta kuptoni që fëmija juaj vuan nga diabeti?
Është shumë e thjeshtë të kuptoni rastet kur fëmija është prekur nga diabeti, sepse këto simptoma do t’ju shtyjnë të kontrolloni fëmijën tek mjeku, për shkak se do t’i kuptoni menjëherë. Disa prej tyre janë, ethe të vazhdueshme, urinim i shpeshtë, tharje gooje, shtim oreksi, por që shoqërohet me humbje peshe, infeksione të ndyshme, humbje përqëndrimi, mpirje duarsh etj.

Diabeti gjatë shtatëzanisë
Diabeti gjatë shtatëzanisë po haset shumë dita ditës. Ky diabet mund të avancojë edhe pas lindjes ose të zhduket me lindjen. Por ka nevojë për një mbikqyrje mjeksore të vazhdueshme për të shmangur rastet e trashëgimit të diabetit tek fëmija. Dhe në rastet kur mendoni që nuk jeni të prekur nga diabeti është mirë të kryeni disa vizita, sepse ju mund të mbartni diabetin e tipit të dytë i cili mund të ketë efekte negative edhe tek fëmija.

Si ta parandaloni diabetin
Diabeti mund të parandalohet, por në disa raste nuk mund të kurohet. Ja cilat janë disa nga mënyrat e domosdoshme për të parandaluar diabetin tek gratë shtatëzëna si dhe tek fëmijët e vegjël. Personat të cilët janë më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti duhet të vizitohen të paktën 1 herë në vit tek mjeku, ndërsa të tjerët 1 herë në 3 vjet është e mjaftueshme. Gratë shtatëzëna duhet të kontrollojnë rregullisht tensionin e gjakut. Si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët është shumë e rëndësishme që të mbani peshën e trupit nën kontroll. Mbipesha është shkaktar i diabetit në disa raste. Aktivitetet fizike janë shumë të rëndësishme në parandalimin e diabetit ashtu siç dhe shumë sëmundjeve të tjera. Kryeni 30 minuta aktivitet fizik çdo ditë të javës. Mbani nën kontroll sasinë e yndyrës që hyn në trupin tuaj, sidomos kur këto yndyrna janë shtazore. Fëmijët duhet të konsumojnë shumë ushqime të pasura me fibra si, frutat dhe perimet. Ndërsa gratë shtatëzëna duhet të kënë shumë kujdes me konsumimin e alkoolit dhe duhanit.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
1191 Views