Cilat rreziqe i kanosen bebes gjatë dimrit?
Duhet të brengoseni seriozisht nëse hunda, veshët, faqet apo gishtërinjtë e foshnjes mbeten shumë të ftohtë dhe marrin ngjyrë blu-hiri. Kjo tregon morth dhe mund të shkaktojë lëndime serioze. Në këtë rast foshnjen duhet ngrohur urgjentisht: zhvishni pallton tuaj dhe përqafojeni foshnjen që t`ia rritni temperaturën e trupit përmes temperaturës tuaj të trupit dhe sa më shpejt që mundeni vizitoni mjekun apo shërbimin e ndihmës së shpejtë. Nëse nuk keni mundësi që të vizitoni mjekun shpejtë, mundohuni që ta ngrohni foshnjen në shtëpi, sepse mund të përkeqësohet situata. Vendin e ngrirë të trupit duhet ta ngrohni në ujë i cili është i ngrohtë pak mbi temperaturën normale të trupit, në asnjë mënyrë më shumë se 39 gradë Celsius (gjithsesi përdorni termometër!) ose përdorni lecka të së njëjtës temperaturë, të cilat nuk duhet shtypur. Leckat duhet përdorur derisa lëkura të kthejë ngjyrën e saj dhe gjithsesi jepni foshnjes të thithë apo të pijë lëng të ngrohtë (kurrë shumë të nxehtë).Nëse lëkura e foshnjes merr ngjyrë të kuqe, flluska apo fryhet, koha është për vizitën e mjekut – më së miri është që mjeku të ju vizitojë në shtëpi, që të mos e ekspozoni foshnjen përsëri në ajër të ftohtë.