Kujdesi për dhëmbët fillon përpara se të dalin, këshillat që duhet t’i lexojë çdo prind
E di që është akoma herët për të menduar për dhëmbët e bebes, po në fakt duhet të filloni të kujdeseni që tani. Dhëmbët janë një pjesë shumë e rëndësishme e organizmit, prandaj dhe kujdesi që duhet treguar për to duhet të jetë shumë i madh. Duke filluar që nga mishi i dhëmbëve e deri tek dhëmballa e fundit. Ja cilat janë disa nga hapat e thjeshtë që duhet të bëni për t’u kujdesur për dhëmbët e bebes.
Filloni të kujdeseni për dhëmbët e bebes që para se të dalin
Sapo fëmija të mbarojë së ngrëni, shpërlajani gojën me uji të ngrohtë për të mos lënë mbetje ushqimi në gojë. Shikoni mos ka shenja irritimi rreth mishave të dhëmbëve, nëse po mundohuni të zbuloni se pse ndodh kjo.
Mos i neglizhoni kurrë
Sapo dhëmbët të fillojnë të dalin duhet të tregoheni shumë seriozë me kujdesin që duhet të tregoni. Ndonjëherë i neglizhoni dhëmbët e bebeve pasi e dini që ato zëvendësohen nga dhëmbët e përhershëm. Por ju duhet të dini gjithashtu që këtë dhëmbët e parë caktojnë vendin ku do të dalin dhëmbët e përhershëm dhe nëse do të keni probleme me to, rrezikohet që fëmijët të kenë probleme dhe në të ardhmen. Gjithashtu dhëmbët e qumështit ndihmojnë në formimin e të folurit të fëmijës dhe përtypjes së tij, prandaj për të mos pasur probleme duhet të filloni të kujdeseni menjëherë.
Shmangini dëmtimet e dhëmbëve
Është shumë e thjeshtë të kuptoni që dhëmbët e bebes janë dëmtuar. Ato fillojnë të marrin një ngjyrë të verdhë apo të zbehen, por në disa raste fillojnë të kalbëzohen apo thjeshtë të shtrembërohen. Por për të mos arritur deri këtu duhet të tregoni shumë kujdes. Shpesh i lini fëmijët të flenë më një beberon qumështi në gojë dhe akoma më keq me një beberon me lëng, por duhet të dini që në këto raste dhëmbët janë më të predispozuar për t’u prishur. Kur shihni që fëmijët nuk pijnë aspak qumësht apo lëng, por e mbajnë beberonin vetëm për të luajtur me të, duhet t’ua merrni menjëherë.
Përdorni furçë për moshat 2-vjeçare
Është e pamundur që t’i lani dhëmbët e foshnjes me një furçë për të rritur, sepse goja e tyre nuk e nxë atë dhe është shumë e ashpër gjithashtu. Duhet të përdorni një furçë për 2-vjeçarë dhe mundësisht të jetë sa më e butë. Pas kësaj duhet t’ua furconi dhëmbët fëmijëve dy herë në ditë.
Balanconi sasinë e florit që fëmija konsumon
Edhe pse pastat që përdorin fëmijët e vegjël nuk përmbajnë fluoride, duhet të siguroheni që fëmijët të marrin një sasi të vogël prej tij. Mund t’i jepni një gotë uji çezme, sepse zakonisht ai përmban fluoride. Por sapo fëmijët fillojnë të përdorin pastë dhëmbësh fluoride, mund të ndaloni së dhëni fëmijës uji çezme.
Bëni kontrolle të shpeshta tek dentisti
Sapo dhëmbi i parë të dalë, duhet ta vizitoni fëmijën tek dentist. Duhet ta bëni zakon këtë, pasi konsultat e vazhdueshme me dentistin janë themelore në shëndetin e dhëmbëve.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.