T’ju flasësh fëmijëve për Babagjyshin! Qëndrimet pro dhe kundër të ekspertëve
Thuajse secili fëmijë amerikan beson në Babagjysh, por me kohën, fëmijët e tjerë apo anëtarët e familjes ua tregojnë të vërtetën.
Shumë ekspertë thonë se besimi në Babagjysh është gjë e shëndetshme për fëmijët. Kjo sepse Babagjysh u mundëson atyre ta përjetojnë kënaqësinë e festave të fundvitit.
Por, disa tjerë thonë se Babagjyshi është figurë e komercalizuar, dhe t’i bindni fëmijët se Babagjyshi është i vërtetë mund të jetë gjë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.
Dr. Vanessa LoBue nga ‘Psychology Today’ thotë se nuk është gjë e keqe t’i lejoni fëmijët të besojnë në Babagjysh.
“Ekzistojnë dëshmi se shpërblimet (si dhuratat) e zvogëlojnë motivimin e fëmijëve. Prandaj, të mbështeturit në Babagjysh për të promovuar sjellje të mirë nuk është strategji e mirë. Por, njëkohësisht nuk ka ndonjë dëshmi që sugjeron se mësimi i së vërtetës për Babagjyshin shkakton trauma te fëmijët – ose se shpie në probleme besimi mes prindërve dhe fëmijëve”.
‘Fast Company’ thotë ndryshe, duke sugjeruar se bindja e fëmijëve se Babagjysh ekziston mund t’u shkaktojë atyre dëme më vonë kur e kuptojnë të vërtetën.
“Çfarë efekte kanë këto gënjeshtra te fëmijët? Richard Dawkins, në librin e tij ‘Iluzioni Zot’, thotë se përrallat e tilla mund t’u shkaktojnë fëmijëve mungesë kreativiteti, por në të njëjtën kohë miti i Babagjyshit u dhuron atyre një mësim të vlefshëm: Jo çdo gjë që u thonë të rriturit është e vërtetë”.
Dr. Matthew Lorber, psikiatër i fëmijëve, thotë se nocioni i një burri që fluturon rreth e rreth botës në një makinë që drejtohet nga drerët, që futet në shtëpitë e njerëzve përmes oxhakut dhe u dhuron dhurata, dhe e gjithë kjo ndodhë brenda një nate të vetme, padyshim se është e pamundur. Por, siç thotë ai, nuk është gjë e keqe që fëmijët të besojnë në mitin e dikujt që përpiqet t’i bëjë të lumtur nëse ata sillen mirë.
“Imagjinata është pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, dhe u ndihmon atyre të zhvillojnë mendje kreative”, ka treguar ai.