Djalë apo vajzë? Ky është fëmija që ngatëroi dhe gjinekologun
Ai fëmijë gjatë ekografive u ngatërrua me një vajzë dhe për pasojë prindërit e quajtën edhe Wolverine. Kjo ngatërresë erdhi si pasojë e flokëve të pazakonta që fëmija kishte.
Prindërit mendonin se prisnin një vajzë…
Dhe bashkë me ta edhe mjekët që kryenin vizitat. Bëhet fjalë për historinë e Rachel dhe Gareth Carter. Të gjithë mjekët u ngatërruan për shkak të flokëve që fetusi kishte dhe këtë e ka treguar qartë edhe ekografia e kryer në muajin e 5 të shtatzanisë. Prindërit janë përballur me të vërtetën në momentin e lindjes. Mjekët, kur panë fëmijën kanë lajmëruar menjëherë disa nga kolegët e tyre për t’i treguar beben.
Ky fëmijë ngjall kuriozitet edhe sot tek ata që i kalojnë pranë dhe ndonjëherë e ndalojnë edhe në rrugë për t’i bërë ndonjë foto… Rachel, nëna e fëmijës ka treguar për “Mirror” se shpesh fëmija i saj karahasohet me personazhin X-man por edhe me personazhin komik Ken Dodd. E sigurisht të panjohurit e ngatërrojnë edhe me një vajzë!
Ky fëmijë që kur ka lindur ka humbur vetëm një tufë të vogël flokësh dhe nëna kujdeset për to duke i larë vazhdimisht. Ajo shprehet se kur Bobby erdhi në jetë dukej sikur kishte lindur një VIP. Të gjithë lajmëronin dikë të vinte ta shikonte dhe të gjithë në repartin e lindjes dëshironin të preknin flokët e tij apo ta merrnin në krahë.
Bobby ka tashmë edhe një profil në Instagram i cili menaxhohet nga prindërit. Është krijuar në mënyrë që të gjithë të shohin flokët e tij dhe të njohin atë që ka ndodhur.
![]()