Divjakë, pranga 39-vjeçarit pasi dhunoi bashkëshorten shtatzënë
Policia e Divjakës ka vënë në pranga një 39-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. I arrestuari është shtetasit Besnik.T.
Policia thotë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.T, 25 vjeçe.
Ajo që e bën më të rëndë rastin është fakti se e reja dhunohej ndërsa ishte shtatzënë. Sakaq motivet dyshohet se lidhen me xhelozinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.