13- vjeçari qëllohet për vdekje në orën e edukimit fizik
Një 13- vjeçar është qëlluar për vdekje teksa ka qenë në orën e edukimit fizik. Të rinjtë ishin duke luajtur me shpata, por në një moment shoku i tij e gjuan me shpatë në trup, dhe fatkeqësisht goditja ishte fatale.
Nxënësi 13-vjeçar, i quajtur Guo Sheng, u qëllua gjatë orës së mësimit. Edhe pse ngjarja u konsiderua si një incident nga autoritetet e shkollës dhe policia, por familjarët e tij nuk u pajtuan me këtë vendim.