Rrihte vajzat e mitura dhe i trafikonte për prostituta, kush është vlonjati i shumëkërkuar

Një person i shumëkërkuar për llogari të drejtësisë italiane është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

I arrestuari është Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili u prangos gjatë mbrëmjes së djeshme.

Hodaj rezulton person i shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”.

41-vjeçari akuzohet se nga muaji janar i vitit 2000 deri në muajin qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qenë pjesë e një organizate kriminale.

Më konkretisht ndaj tij rëndon akuza se ka rekrutuar vajza të mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin italian nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

Share With:
Translate »
720 Views