Shifra alarmante: Vdekja e fëmijëve në luftë, 5 herë me e madhe se 2016

Në një raport të ri për vitin 2017, i hartuar nga UNICEF thuhet se shkalla sulmeve ndaj fëmijëve në konfliktet e luftës është tronditëse dhe alarmante. Në disa zona që janë të përfhsira nga lufta, raporti vëren se numri i vdekjeve të fëmijëve është 5 herë më i madh se në 2016. Drejtori i organizatës së UNICEF deklaroi se është shqetësuese shpërfillja e ndërkombëtarëve ndaj këtij fenomeni.

Fondi i OKB-së së fëmijëve, UNICEF ka deklaruar së fundmi se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë ka arritur nivele shokuese në vitin 2017.

Në një raport të ri, Organizata vëren se ekziston një shpërfillje e gjerë ndaj ligjeve ndërkombëtare, të hartuara për të mbrojtur shtresat më të cënuara.

Drejtori i UNICEF-it, Manuel Fontaine thotë se sulmet ndaj fëmijëve kanë qënë të shënjestruara në shtëpitë, shkollat dhe terrenet ku ata luajnë. Ai nënvizoi se një masakër e tillë nuk mund ti përkasë një bote normale.

Në raport përmenden disa nga zonat e konfliktit, ku thuhet se fëmijët kishin vuajtur më së shumti. Në Republikën e Afrikës Qendrore, fëmijët u vranë, përdhunuan, u rrëmbyen dhe u rekrutuan nga grupet e armatosura, në një përshkallëzim dramatik të dhunës.

Raporti bën të ditur se militantët islamikë “Boko Haram” detyruan të paktën 135 fëmijë në Nigeri dhe Kamerun për ti përdorur si bomba vetëvrasëse, një shifër kjo thuajse pesë herë më e madhe se në 2016.

Fëmijët myslimanë Rohingya në Myanmar pësuan dhunë tronditëse dhe shokuese, pasi u dëbuan nga shtëpitë e tyre në shtetin Rakhinë. Në Sudanin e Jugut, më shumë se 19 mijë fëmijë u rekrutuan nga grupet e armatosura.

Ndërkohë sipas shifrave zyrtare raporti i UNICEF vëren se lufta në Jemen ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 mijë fëmijëve. Në lindje të Ukrainës, 220 mijë fëmijë jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të minave tokësore si pasojë të mbetura nga lufta.

Drejtori i UNICEF thotë me keqardhje se sulmet ndaj fëmijëve të pafajshëm vazhdojnë vit pas viti dhe me shifra alarmante.

“Ne nuk mund të rrijmë indiferent ndaj këtij brutaliteti, thotë Fontaine.

Raporti i UNICEF bën të ditur gjithashtu se miliona fëmijë të tjerë nëpër botë vuajnë nga uria, sëmundjet vdekjeprurëse dhe traumat si pasojë e luftrave.

Share With:
Translate »
796 Views