44-vjeçari rreh të gjithë familjen nga djali deri tek prindërit e moshuar

Një 44 vjeçar ka ushtruar dhunë tek të gjithë anëtarët e familjes, duke nisur nga djali 14 vjeç, nusja 36 vjeç dhe deri tek prindërit e tij 76 e 70 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë aty ku dhe është vënë në pranga shtetasi J.M, vjeç 44, pas denoncimit të bërë nga familja.

Njoftimi: Më datë 29.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.M, vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti J.M, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, djalit të tyre A.I, vjec 14 dhe prindërve të tij F.M dhe B.M vjec 76 e 70. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Share With:
Translate »
894 Views