Historia frymëzuese dhe prekëse e vajzës rome që mjekët e lanë në lavaman emocionon Edi Ramën

Një vajzë rome është duke dhënë një leksion të jashtëzakonshëm për ata njerëz që diç’ kanë në dorë të bëjnë me paratë e pushtetin për njerëzit në nevojë.

Vajza e cila u hodh nga mjekët në lavaman me idenë se s’do mbijetonte, për shkak të peshës 1 kilogram e 600 gram ka rrënqethur me historinë e saj e cila është ndjekur me endje edhe nga kryeministri Rama. Veç disa lodra për fëmijët romë të kopshtit. Kjo ishte kërkesa e vetme e vajzës edukatore, të mirëarsimuar.

RRËFIMI:

Linda 1 kilogram e 600 gram, më lanë në lavaman mjekët, falë tezes sime që më preku me trupin e saj më mbështolli dhe unë ndjeva nxehtësinë e trupit të saj… jam këtu. Deri në moshën 6 vjece unë jam bërë nënë dhe baba për motrën e vëllain. Prindërit mblidhnin kanace, në shkollë s’kisha kohë të mësoja, e kisha mbasdite, mbaj mend që në atë moshë kyçet e mia ishin me brumë, 7-vjeçe unë gatuaja bukë. Motrën mbaj mend s’e mbaja dot se ishte shumë e shëndoshë.

Komuniteti ynë nuk i ka mundësitë jo se s’e dua arsimin. Mësuesja kujdestare ka insistuar shumë që të vazhdoja shkollën, i fliste mamit… falë saj jam sot këtu, më bëri letrat për kurs me gjithë shpenzimet e veta më ka regjistruar në shkollën profesionale për mësuesi, 4 vjet kam bërë vajtje-ardhje, një shpenzim i madh për familjen time.

U detyrova të futesha si vullnetare në një organizatë të krishtere në Laç. Ata duke parë se isha e gatshme në çdo orar e në çdo kohë pranë fëmijëve, ata më dhanë një pagesë prej 50 mijë lekësh të vjetra. Ky ishte një shpëtim për 4 vite se unë mbuloja transportin me ato lekë.

Në qytetin e Krujës, babi më kishte marrë me vete se s’kishte ku të më linte. Kazanat kanë qenë të tillë që duhej të hapeshin me forcë, kam qenë futur brenda. Në atë moment më është mbyllur kazani, kam bërtitur që të vinte dikush se babi ishte larg.

Pasi mbarova gjimnazin isha e bindur: S’ka më shkollë, ky është fundi, pavarësisht rezultateve por ngaqë më ngelte merak, thashë të plotësoj formularin se ndoshta s’fitoj. E hodha për atë degë që mendoja se s’e kapja me pikë, punë sociale por më doli.

S’vazhdova degën time, e lashë. E përjetova keq dhe familja u dëtyrua të gjente një zgjidhje. Vazhdova part-time, mësuesi cikël i ulët. Mbarova shkollën e lartë por për këto 4 vite si në Lezhë si në Shkodër, mami im që për vete ka mbaruar gjimnazin e donte shumë arsimin, bisedova me të, ajo po gërmonte tokën në uzinë në Laç. Mund të jetë një beton sa ky që jam ulur unë, mami im e thyen me një vahrre dhe nxjerr shufrat që të punojë e ne mos na mungojë gjë. Duart e saj janë shumë të vogla… Unë motra, vëllai, kemi arritur deri këtu sot falë mundit të saj e familjes sime.

S’ka asnjë mënyrë për t’ja shpërblyer. Por kam gjetur një arsye të fortë që jam këtu. Unë punoj për dy vitesh në Tiranë në një organizatë që ka rol edukimin dhe integrimin e komunitetit rom, adresoj problemet e tyre dhe i ndjek deri në zgjidhje, prej 1 viti jam edukatore me fëmijët e komunitetit rom, 2-3-4 vjeç. E dua shumë atë punë, ata fëmijë. Gjendja e tyre është shumë e vështirë, vijnë nga kasollet, vijnë e kur më përqafojmë, njëri ka veshur një shapkë, tjetri një atlete, këto ditë ka qenë ftohtë, ata kanë ardhur edhe zhveshur.

Dukeqenë se jemi në fundviti, ata kanë dëshirë shumë për një dhuratë. Veç disa lodra do doja, ku s’kam trokitur…

Share With:
Translate »
1190 Views