Infermierja trajton në mënyrë ç’njerëzore beben | Video

Një grup infermieresh saudite kanë filmuar veten teksa bënin gjeste tallëse me fytyrën e një fëmijë të porsalindur, i cili ishte shtruar në spital pasi kishte një infeksion. Prindërit e foshnjës mësuan për mënyrën tronditëse me të cilën ishte trajtuar fëmija e tyre, pasi pamjet u shpërndanë në internet dhe në rrjetet sociale.

Videoja tregon një nga infermieret që kap foshnjën nga qafa dhe koka dhe duke e shtypur mizorisht fytyrën e foshnjës, ndërsa koleget e saj qeshin. Infermieret, emrat e të cilave nuk janë bërë publikë, u pushuan nga puna menjëherë pasi u identifikuan.

Licencat e tyre janë revokuar, dhe atyre iu është ndaluar të punojnë si infermiere në departamente të tjera të mjekësisë. Babai i foshnjës tha për mediat saudite se foshnja ishte në spital për dhjetë ditë ku po trajtohej për një infeksion të traktit urinar dhe u trondit kur pa videon e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
840 Views