Alketa na njohu me vogëlushen që rrëmbeu zemrat e të gjithëve

Pasi përmbylli me sukses një sezon tjetër të “Dance with me”, prej disa ditësh Alketa Vejsiu po shijon pushimet në Miami, Florida duke mbledhur edhe energji për spektaklin e fëmijëve që do të fillojë muajin tjetër.

Këto pushime duket të kenë qenë të veçanta për moderatoren pasi si rrallëherë ajo ka postuar shpeshherë foto me rroba banjo.

Ndërsa dje pjesë e postimeve të Alketës është bërë edhe një vajzë e vogël të cilën moderatorja e ka bërë mikeshë. “Mike e re! Të dua, çokollatë e ëmbël”, shkruan Alketa ndërsa ndjekësit e saj kanë rënë në dashuri me ëngjëllin e vogël duke komentuar se ajo është shumë e lezetshme.

Share With:
Translate »
842 Views