Babai përlot të birin për festa, ‘i ngjall’ mamanë përmes një lodre

Babai i një vogëlushi që quhet Antonio ka gjetur dhuratën më emocionuese për festat e fundvitit duke i dhënë një arush tepër special. ‘Majmuni’ fliste me zërin e nënës së tij të ndjerë, që ishte regjistruar para se të vdiste.

Nëna e tij humbi jetën në korrik dhe babai i solli këtë dhuratë speciale për ti treguar që do jetë gjithnjë me ta për ti dhuruar dashuri.

“Doja të flisja me Tonion për ti thënë se mami e do. Më jep një përqafim të madh, të dua. Ju dua të dyve shumë,” – dëgjohej në fjalët e regjistruara.

Fillimisht Tonio mendoi se i ati po tallej duke i dhuruar një majmun lodër, por kur dëgjoi zërin ai u përlot dhe u emocionua shumë.

Tashmë ai është shumë i lumtur që do dëgjojë përsëri zërin e nënës së tij.

This dad got a special gift for his son in memory of his dead mother ❤️ 🎁 🐵

This dad got a special gift for his son in memory of his dead mother ❤️ 🎁 🐵

Posted by Daily Mail on Thursday, January 4, 2018

 

Share With:
Translate »
789 Views