Foto e rrallë kur Thomas Strakosha takonte babin në fushën e blertë
Thomas Strakosha është lojtari kuqezi që po shkëlqen në Europë, konkretisht në Seria A me skuadrën e Lacios. Portieri i kombëtares shqiptare është vetëm 22-vjeç dhe tashmë kartoni i tij vlen plot 13 milionë euro. Talenti i lindur, por ‘profesioni’ si portier trashëgimi nga i ati Foto Strakosha. Thomasi është bërë nostalgjik dhe në rrjetet sociale ka postuar një foto ku shfaqet i vogël në krahët e të atit pas një ndeshje futbolli. Kujtojmë që ofertat për Thomas Strakoshën janë të shumta, por klubi italian hë për hë nuk ka ndërmend ta shesë.
